Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Llogarasë, ku një autobus është përplasur me një kamion në njërën prej kthesave të rrugës.
Pamjet e publikuara nga JOQ Albania tregojnë pasojat e përplasjes, e cila ka shkaktuar një trafik të madh, duke e bllokuar qarkullimin deri në tunelin e Llogarasë.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.
Një qytetar, që ishte i pranishëm në vendngjarje, shkruan: “Live nga Llogaraja. Këta na mbajtën të bllokuar për një orë. Shoferë pa përvojë!”