“Ansig”, prej 14 muajsh gënjen “rregullisht” qytetarin: Prit se do i marrësh paratë e dëmshpërblimit!

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 09.04.2025, 14:26

Vijojnë denoncimet për kompaninë e sigurimit “Ansig”, herë pas herë redaksia e JOQ ALBANIA ka publikuar pakënaqësinë e qytetarëve kundrejt kësaj kompanie sigurimesh e cila, nuk jep paratë e dëmshpërblimeve.

Qytetari thotë se ka 14 muaj që pret pagesën dhe ende nuk e ka marrë, shkon të zyrat e kompanisë por e gënjejnë edhe kur i telefonon i thonë që të presë. Aksidenti ka ndodhur në datën 1 shkurt të vitit të kaluar, më datë 13 shkurt kompania i dërgon këtë mesazh qytetarit:

"Pershendetje! Ju njoftojme se kërkesa juaj për dëmshpërblim e datës 01.02.2024 per mjetin me targe AB *** AA me dosje nr.*** eshtë miratuar në vlerën 61.600 Leke. Lutemi te konfirmoni vleren nepermjet kesaj SMS ose te paraqiteni prane zyrave tona per te firmosur deklaraten e pranimit dhe te keni me vete numrin e llogarise ne emrin e pronarit me formatin e printuar te bankes."

Por pas këtij momenti deri në muajin qershor asnjë lek! Në datën 22 qershor të po të njëjtit vit, qytetari merr një e-mail, që pagesa do të bëhet pas një muaji, pra në datën 26 korrik.

Sot shënon data 9 prill 2025 dhe qytetari ende nuk ka marrë pagesën. Mund të numërojmë raste të shumta ku qytetarët hasin të njëjtin problem më këtë kompani. Edhe pse redaksia jonë ka tentuar t’i kontaktojë në mënyrë të vazhdueshme, sërish nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Qytetari shkruan:

“Përshëndetje! Kam problem me siguronin “Ansig” kam 14 muaj qe nuk me japin leket qe me takojnë nga 1 aksident i datës 01 02 2024, doja ta beja publike. Jam paraqitur dhe me thonë, prit, me gënjejnë dhe kur flas ne telefon.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit