Qytetari gjobitet pranë lokalit të Elton Arbanës në Shijak, policia mbyll sytë për të fortët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.04.2025, 14:26

Një qytetar ka denoncuar një rast të trajtimit me dy standarde nga Policia Rrugore në Shijak, duke ngritur shqetësime për mënyrën selektive të zbatimit të ligjit.

Sipas qytetarit, ai është gjobitur për parkim të gabuar në një zonë ku, siç tregon edhe në një video të dërguar, të dyja anët e rrugës janë të mbushura me automjete të parkuara në mënyrë të njëjtë. Ai thekson se kjo zonë ndodhet pranë një lokali që i përket kryebashkiakut të Shijakut, Elton Arbana, dhe se automjetet që parkohen atje i përkasin personave me ndikim në qytet.

“Policia nuk guxon as të afrohet në atë vend, e jo më të vendosë gjoba,” shkruan ai, duke e konsideruar këtë si një padrejtësi të qartë ndaj qytetarëve të zakonshëm.

Në mesazhin e tij ai thotë:

“Sot u gjobita nga Policia e Shtetit në Shijak për parkim të gabuar. Në video duket qartë zona përballë lokalit të kryebashkiakut Elton Arbana, ku parkojnë ‘të fortët’ e Shijakut. Aty nuk shkon kurrë policia, lëre më të vendosë ndëshkime. I lumtë shtetit shqiptar. Anonim ju lutem.”

Ky denoncim risjell në vëmendje problemin e vjetër të zbatimit të ligjit me dy standarde – një për qytetarët e zakonshëm dhe një tjetër për të privilegjuarit apo të afërmit e pushtetit. Raste të tilla janë denoncuar shpesh nga ana jonë, ku policia rrugore duket se ndëshkon sipas parimit “ca të nënës, ca të njerkës”, duke mos guxuar të prekë të pushtetshmit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit