Ulen çmimet e derivateve të naftës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.04.2025, 13:07

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,85 % në raport me vendimin e datës 08.04.2025

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe të EURODIZEL BS (D-Е V) si dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulen për 2.00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 98 ulet për 2.50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut M-1 SU, ulet për 1.041 den/kg dhe tani do të jetë 38,965 den/kg.

Nga data 10.04.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS – 95 do të shiten për 74,00 (denarë/litër)

EUROSUPER BS – 98 do të shiten për 76,00 (denarë/litër)

EURODIZEL BS (D-Е V) do të shiten për 66,50 (denarë/litër)

Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) do të shiten për 66,50 (denarë/litër)

Mazut М-1 SU do të shiten për 38,965 (denarë/kilogram).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit