Kujdes për shoferë: Kanë ndodhur dy raste të vjedhjes, hajnat po i thyen xhamat e veturave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.04.2025, 19:58

Dy raste të vjedhjes kanë ndodhur në Kosovë. Njëra në Graqanicë e tjetra në Gllogoc. Në të dy rastet hajnat kanë thyer xhamat e veturës dhe kanë vjedhur gjësendet që i kanë gjetur brenda.

Te rasti në Graqanicë janë vjedhur këto gjëra: dy çanta të dorës me dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës , kartela bankare, disa kartëmonedha-Lekë dhe një telefon

Ndërsa në rastin në Gllogoc janë vjedhur ‘gjësende të ndryshme dhe pasaportën e bashkëshortes së tij femër.

Detaje nga rastet:

VJEDHJE E RËNDË

· Graqanicë / 08.04.2025 – 17:40-18:00. Ankuesi mashkull shtetas i Shqipërisë ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer xhamin e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur dy çanta të dorës me dokumente personale, patent shofer, çelësa të veturës , kartela bankare, disa kartëmonedha-Lekë dhe një telefon, rasti është duke u hetuar.

· Gllogoc / 08.04.2025 – 20:16. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur i kanë thyer dy xhamat e veturës dhe nga aty i kanë vjedhur gjësende të ndryshme dhe pasaportën e bashkëshortes së tij femër, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante policore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit