Filkov: Ligjet e para nga agjenda reformuese së shpejti në Kuvend

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 13.04.2025, 15:42

Ministri i drejtësisë, Igor Filkov, pret propozime të reja nga LSDM-ja për personat që do të marrin pjesë në grupin e punës për gjyqësor, që javën e kaluar e dakorduan kryeministri Hristijan Mickoski dhe opozitari Venko Filipçe. Për përshpejtimin e ligjeve në gjyqësor në lidhje me agjendën reformuese, nga LSDM në grup i kanë propozuar Ana Çupeskën dhe Ana Mihajllovska Stratillati.

“Ata dy emra që i përmendën ishin pjesë e grupit në vitin 2023 që i përgatiti ndryshimet kushtetuese, andaj shpresoj se do të kenë qasje më serioze dhe do të japin propozim të ri”, tha Igor Fillkov.

Vonesa me ligjet nga agjenda reformuese u aktualizua pasi edhe deputeti nga OBRM-PDUKM, Antonio Milloshoski e akuzoi Filkovin për rezultate të dobëta, dhe tani ministri tregon se kur do të gjendet para deputetëve ligji i parë.

“Deri në fund të muajit”, dekalroi Fillkov.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit