“Gjoka” vijon prodhimin e asfaltit pa leje në Zall-Dajt, banorët vuajnë pasojat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.04.2025, 09:17

Pavarësisht premtimit të bërë për të zhvendosur impiantin e prodhimit të asfaltit në Zall-Dajt brenda muajit mars, kompania koncesionare e "Rrugës së Arbrit", “Gjoka Konstruksion”, vijon aktivitetin e saj në zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar Dajt.

Banorët e kësaj zone janë të shqetësuar pasi ndotja është në nivele të frikshme dhe Gjoka punon pa leje pavarësisht pasojave e dëmeve në natyrë. Ata thonë se dëmi i shkaktuar nga impianti i prodhimit të asfaltit është i gjithanshëm dhe asnjë filtër nuk është vendosur për pastrimin e tymrave që lëshohen.

Banorët e indinjuar shprehen se Policia lejon aktivitetin pa leje të Gjokës, ndërkohë që qytetarët i gjobit dhe i dënon për ngritjen e avllive e mureve rrethuese duke i sorollatur në gjyqe e prokurori për vite me radhë.

Ata i kërkojnë Gjokës zhvendosjen e menjëhershme të impiantit pasi premtimi i tyre ka qenë i tillë: Pas përfundimit të punimeve për "Rrugën e Arbrit", impianti do të zhvendoset nga Zall-Dajti, pasi nuk do të ketë më nevojë për të. Por duke qenë se aplikimi për lejen e prodhimit të asfaltit është ende në shqyrtim nga institucionet, ata kanë vijuar me punën e tyre, tani për përfitime personale pasi rruga ka përfunduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit