Të shtëna me armë në Fier, vëllai qëllon vëllain pas sherrit për pronat

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 08.04.2025, 23:03

Një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Fierseman të Divjakës, ku një debat mes vëllezërve ka përfunduar në përleshje fizike dhe më pas në përdorimin e armës së zjarrit.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, rreth orës 20:00, shtetasi Zarif Konja, 58 vjeç, dhe shoku i tij A.G., 57 vjeç, kanë dhunuar fizikisht me grushte Shpëtim Konjën, 50 vjeç i cili është vëllai i Zarifit.

Pas dhunës së ushtruar ndaj tij, Shpëtim Konja është kundërpërgjigjur duke qëlluar me një armë gjahu që e kishte me leje, duke dëmtuar automjetin e A.G.-së. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar nga përdorimi i armës.

Policia ka shoqëruar në komisariat Shpëtim Konjën, ndërkohë që dy personat e tjerë, Zarif Konja dhe A.G., janë shpallur në kërkim. Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen është bërë një mosmarrëveshje për çështje pronësie.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e personave në kërkim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit