Rama mbyll “TikTok”-un, kryetarja Juliana Memaj poston video “në krye të detyrës”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 08.04.2025, 20:48

Kryeministri ka ndaluar "TikTok"-un në Shqipëri, por me sa duket, kryetarja vazhdon ta përdorë për të treguar "sa shumë" punon.

Ajo ka publikuar në profilin e saj në "TikTok" videon "në krye të detyrës", duke verifikuar problematikat e rrugës. Ndërkohë, qytetarët s’e kanë luksin të shijojnë filtrat e "TikTok"-ut, por kanë fatin të ecin nëpër rrugët për faqe të zezë.

Rruga Nacionale, për shembull, është firmosur katër herë për rikonstruksion dhe nuk është marrë asnjë masë për ta rregulluar, denoncojnë qytetarët.

"Bravo, kryetare! Vazhdo firmos sikur i ke bërë rrugët," shkruan qytetari i revoltuar.

Mesazhi i qytetarit:

"Ndërkohë që TikTok është mbyllur, kryetarja bën verifikime në vendet problematike, duke i publikuar edhe në TikTok. Bravo, kryetare! Vazhdo firmos sikur i ke bërë rrugët, sepse këtë rrugën më sipër e ke firmosur katër herë, por asnjëherë nuk e ke rregulluar."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit