Trump i shpall “luftë” tregtare Kinës: Vendos tarifa 104% mbi mallrat e tyre

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.04.2025, 20:08

Lufta tregtare SHBA–Kinë po përshkallëzohet me ritme të shpejta. Presidenti amerikan Donald Trump, ka vendosur tarifa të reja shkatërruese ndaj importeve kineze, duke i rritur ato në 104%, në një vendim që hyn në fuqi në orën 12:01 të mëngjesit të së mërkurës.

Vendimi vjen pas një paralajmërimi të drejtpërdrejtë nga vetë Trump, i cili u shpreh se nëse Kina nuk hiqte tarifat hakmarrëse ndaj mallrave amerikane brenda 8 prillit, Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjeshin fuqishëm.

“Kina ka kohë deri nesër në mesditë për të hequr tarifat e tyre 34% mbi produktet tona. Nëse nuk e bëjnë, SHBA do të vendosë tarifa shtesë prej 50% mbi mallrat kineze, duke nisur nga 9 prilli. Dhe çdo bisedim me ta do të ndërpritet menjëherë!”, deklaroi Trump në rrjetin e tij "Truth Social".

Pekini ka refuzuar t’i nënshtrohet presionit amerikan dhe ka bërë të ditur se nuk do të heqë tarifat ekzistuese. Kina u shpreh se është e gatshme të përballet me çdo skenar, duke e konsideruar këtë një “luftë tarifash të hapur”.

Ky zhvillim rrezikon të përkeqësojë më tej marrëdhëniet tregtare midis dy ekonomive më të mëdha të botës dhe mund të ndikojë ndjeshëm në tregjet globale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit