Burgim i përjetshëm për vrasësin e boksierit shqiptar, Besar Nimani

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.04.2025, 19:22

Gjykata e Bielefeldit ka dënuar me burgim të përjetshëm Huseyin Akkurt për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani. Akuzat ndaj Akkurtit, i cili me një bashkëpunëtor tjetër, Ayman Dawoud Kirit, organizuan dhe realizuan ekzekutimin e Nimanit, kanë rezultuar të vërteta pas një hetimi të gjatë.

I akuzuari dhe bashkëpunëtori i tij qëlluan Nimanin me 16 plumba në momentin kur ai po hynte në një lokal në qytetin ku jetonte. Gjykata ka miratuar kërkesat e Prokurorisë së Qarkut dhe të avokatëve mbrojtës të familjes Nimani, të cilët kërkuan dënimin më të ashpër për autorin e vrasjes.

Besar Nimani, i njohur për karrierën e tij në boks, u qëllua për vdekje më 9 mars 2024, teksa po parkonte automjetin e tij “BMË” për të hyrë në një lokal. Pas vrasjes, familja Nimani u shpreh se do të hakmerrej. Ata plagosën babanë dhe vëllain e Huseyin Akkurt, që shkaktoi një tjetër ngjarje të dhunshme. Si rezultat, Azize Nimani dhe vëllai i saj, Berat Nimani, u dorëzuan në polici dhe tani akuzohen për tentativë vrasjeje ndaj katër personave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit