Në vendin ku humbën jetën katër shqiptarët, sot po bëhet festë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.04.2025, 17:24

Dy vite më pare katër shqiptarë humbën jetën nga aksidenti i rëndë që ndodhi në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë. Sipas lajmit që qarkulloi në media skela në katin e tetë, me punëtore ndërtimi në të u shemb në një bosht ashensori të brendshëm.

Sipas shqiptarëve që jetojnë atje, ditën e sotme, ata kanë shkruar në redaksinë e JOQ, se në vendin ku humbën jetën shqiptarët po bëhet festë e madhe. Sot është dita e hapjes së qendrës tregtare dhe po bëhet festë e madhe, sikur nuk ka ndodhur asgjë, por një grup tjetër personash po protestojnë në të njëjtin vend.

Qytetari shkruan:

“Sot është hapja e qendrës tregtare dhe po behet një feste e madhe. Por kundra tyre kane dale edhe ne proteste kundrejt padrejtësive qe janë bere. Po behet një feste sikur asgjë nuk ka ndodhe. Këtu është protesta kundrejt festes. Me sa pashe është një nga te financave. Është një firme finance ne shenje respekti po bëjnë proteste”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit