Fermerët e midhjeve të Butrintit futen në grevë urie te Ministria e Bujqësisë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 08.04.2025, 16:42

Prej katër orësh fermerët e kultivimit të midhjes po qëndrojnë në godinën e Ministrisë së Bujqësisë, në grevë urie, pas një sërë sorollatjesh që i janë bërë atyre për rinovimin e kontratave të impianteve.

Ata në një intervistë ditën e sotme thanë se nuk do të lëvizin nga aty pa marrë një zgjidhje të problemit. Disa minuta më parë dikush ka tentuar t’i nxjerrë jashtë, ndërsa ata janë të vendosur që të mos lëvizin nga aty pa marrë një zgjidhje të problemit.

Kultivuesit që ushqejnë familjet me punën me midhjet, akuzojnë se padrejtësisht po u mohohet aktiviteti. Ata kanë dyshime se kjo po bëhet për të favorizuar oligarkë të biznesit të madh, që me anë të partneriteteve të dyshimta që po gllabërojnë çdo hapësirë terreni e biznesi, duke u hequr aktivitetin e të ardhurat banorëve të zonës.

Pak kohë më parë një përfaqësi e kultivuesve të midhjeve protestuan në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Sarandës, duke hedhur një arkë me midhje para këshilltarëve socialistë, por ata duket nuk kanë fuqi e guxim të flasin, prej urdhrave që vijnë nga lart.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit