Golden Eagle i jep 5000€ dy vëllezërve të paralizuar

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08.04.2025, 16:51

Një rast i fundit i mbërritur për ndihmë në redaksinë e JOQ rrëfente historinë e dy vëllezërve të paralizuar Eraldit dhe Gjergjit të braktisur nga i ati, të cilët jetonin vetëm me të ëmën.

32 dhe 27 vjeçari vuajnë nga distrofia muskulore një sëmundje e rëndë që prek muskujt dhe i lë të dergjur në shtrat në pamundësi për të lëvizur.

Liliana, nëna e tyre, e pafuqishme për t’u kujdesur për bijtë e saj kërkoi ndihmë nga Zoti dhe përgjigja i erdhi. Përpos lodhjes fizike dhe emocionale, ajo vuan edhe vetë nga probleme serioze me shtyllën kurrizore pas një aksidenti të rëndë.

Shaqir Palushi presidenti i Fondacionit Golden Eagle ka dhuruar 5000 euro për të ndihmuar me shpenzimet jetike dy vëllezërit e paralizuar.

Me anë të një videoje prekëse ata kanë falenderuar publikisht Golden Eagle dhe redaksinë e JOQ për ndihmën e dhënë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit