Studenti ngec në banjon e konviktit: Çelësi u thye, ngela 30 minuta i bllokuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.04.2025, 15:42

Një student i akomoduar në konviktin 18 në Qytet Studentit ka ngecur sot në banjos.

Studenti ka treguar për JOQ ALBANIA se pasi ka mbyllur derën e banjos për të bërë dush, çelësi është thyer dhe dera ka mbetur e mbyllur.

Menjëherë ai ka telefonuar drejtorinë e konvikteve por askush s’i është përgjigjur thirrjeve apo mesazheve të tij.

Në këto rrethana ai është detyruar të njoftojë policinë dhe zjarrfikësen dhe pas më shumë se 30 minutave, ai ka mundur të dalë nga tualeti.

Studenti me anë të kësaj ngjarje kërkon të denoncojë kushtet e konvikteve, që janë shumë më ndryshe reklamat e rrjeteve sociale apo propagandës së bashkisë.

Kjo nuk është hera e parë që studentët denoncojnë dhe ankohen për kushtet primitive të konvikteve, ku pavarësisht pagesave mujore që bëjnë, kushtet mbeten si mos më keq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit