Kushdo që jeton në Tiranë e di se parkimi është një makth më vete kur lëviz me makinë.
Edhe pse në disa zona ka parkime publike e private me dhe pa pagesë, sërish gjobat nuk mungojnë.
Policia Bashkiake dhe Rrugore janë në gatishmëri totale për të vendosur gjoba ku të munden, qofshin ato edhe në zona ku lejohet parkimi.
Për të denoncuar një rast të ngjashëm, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë.
Ai thotë se Policia Bashkiake ka nisur të vendosë gjoba edhe në vendet ku lejohet parkimi dhe janë të vijëzuara vizat e bardha.
Sipas tij kjo nuk është e lejueshme pasi në këtë hapësirë nuk ka asnjë tabelë që tregon ndalimin e qëndrimit dhe parkimit, prandaj gjobën e policisë e konsideron të pajustifikueshme dhe të padrejtë.