“Valmira para 5 vitesh ka mobiluar kopshtin dhe s’ka bërë akoma pagesën”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2025, 09:35

Një rast i rëndë mashtrimi është raportuar nga një qytetare, pronare e një mobilerie.

Ajo ka treguar për JOQ ALBANIA se para vitesh, shtetasja Valmira A ka kërkuar mobilimin e një kopshti, për të cilin ishte dakorduar të paguante një shumë prej 500,000 lekësh të reja. Megjithatë, pas pesë vitesh, ajo nuk ka paguar as 50% të borxhit, pasi vazhdimisht përdor justifikime të pabaza si "kam burrin jashtë", "kam burrin në burg" dhe "kam fëmijën në spital", për të shmangur pagesën.

Pronarja e biznesit ka arritur të marrë prej saj vetëm disa pagesa të vogla prej (50,000 lekë, 70,000 lekë dhe 100,000 lekë), por sërish vlera për t'u shlyer nga edukatorja është tepër e madhe. Sipas saj kanë mbetur edhe 280,000 lekë të reja (ose 2.8 milionë lekë të vjetra) të papaguara nga Valmira , e cila zotëron një kopsht me emrin "D 2" në kompleksin Mangalem.

Për herë të fundit ajo ka kontaktuar me edukatoren më 31 mars, por sërish ka vijuar me gënjeshtra duke mos shlyer detyrimin që ka dhe tani nuk hap më as telefonin. Qytetarja, pronare e mobilerisë shpreson që me anë të këtij denoncimi, edukatore Valmira të shlyejë borxhin që ka pasi porosinë e ka marrë në kohë dhe ashtu siç e deshti.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje si jeni? Doja te beja nje denoncim publik te faqja juaj si e vetmja faqe qe mbron interesat e njerezve ne kete vend. Kam nje bisnes te vogel ne fushen e mobilerise . Para 5 vitesh zonja Valmira A. erdhi dhe mobiloi kopshtin prane mobilerise sone. Cdo gje u be sipas porosise dhe ne kohe. Zonja premtoi se do shlyente detyrimet po nuk ndodhi keshtu. Kane kaluar 5 vite dhe mashtrimet fillojne nga me ordineret duke thene kam burrin jashte kur te vije, kam burrin ne burg, kam femijen ne spital e gjera te tjera. Zonja ka mobiluar kopshtin me nje vlere 500.000 te reja dhe sot zoteron nje qender D 2 te komlpeksi Mangalem me nje numer te konsiderushem femijesh. Ju lutem publikojeni rastin se nuk po gjej dot zgjidhje tjeter.

Pas mashtrimit te rradhes qe shpresoja se do i sillte zonja s hap as telefonin. Keto jane vetem disa nga mesazhet mesazhet e tjera i kisha te telefoni tjeter qe mu prish. Keto jane mesazhet e fundit. Mbas 5 vitesh Zonja s ka sjelle akoma as 50% te shumes qe do shlyente. Duke pare rastet qe keni publikuar ju dhe qe ju keni dhene zgjidhje menjehere mendiva qe drejtohesha te ju . Me 31 mars kam folur me te pastaj nuk e ka hapur telefonin. Kopshtin e ka hapur ne fillim te marsit 2021. Siper ke dhe mesazhet e tjera. Keto jane vetem nje pjese se kam nderruar telefonin dhe si kam me Ka bere nje pagese 50.000 nje here nje tjeter pas nje viti 70.000 dhe nje 100000 Keto pas nje lufte dhe telefonata te shumta. Detyrimi total eshte 280.000 te reja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit