Qytetarët e Shkodrës po përballen me një situatë të vështirë për shkak të vonesave të autobusëve urbanë.
Prej dy ditësh, autobusi i parë i linjës urbane, që zakonisht nisej në orën 07:30, tani niset në orën 08:10, duke krijuar probleme serioze për ata që përdorin transportin publik për të shkuar në punë dhe shkollë.
Fëmijët dhe punëtorët të cilët janë të varur nga ky transport, po humbasin shkollën dhe punën pasi autobusi nuk vjen në kohën e duhur ashtu siç duhet të jetë dhe ka qenë më parë.
Kjo situatë ka shqetësuar qytetarët, të cilët kanë kërkuar një sqarim nga autoritetet, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje të qarta. Fatorinat e autobusëve kanë thënë se fajin e ka Bashkia, por nuk ka pasur asnjë njoftim apo shpjegim zyrtar për shkakun e këtij problemi.
Qytetarë thonë se Shkodra ka nevojë për një sistem transporti që funksionon në mënyrë efikase dhe të besueshme. Ata kërkojnë një përgjigje dhe zgjidhje sa më të shpejtë nga autoritetet për të përmirësuar këtë situatë.
Denoncimi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ, Ju lutem anonime! Dëshiroj të ngre një shqetësim në lidhje me urbanët e qytetit të Shkodrës. Prej dy ditësh nuk ka më autobusë që nisen në orën 07:30, siç ka qenë zakonisht. Autobusi i parë po niset vetëm në orën 08:10, çka po krijon shumë probleme për qytetarët. Fëmijët nuk po arrijnë dot në shkollë në kohë, ndërsa ne të rriturit po vonohemi në punë. Kjo situatë është kthyer në një kaos të vërtetë dhe nuk ka asnjë njoftim apo sqarim nga autoritetet. Është e pafalshme që në vitin 2025 të ndodhin këto gjëra në një qytet si Shkodra. Ju lutem bëjeni publik këtë problem dhe na ndihmoni të dëgjohemi. Faleminderit! Kane 2 dite qe femijet kthehen ne shtepi nga stacioni i autobuzit pasi thjne autobuzi i pare niset ne 8 e pak. Kemi pyetur fatorinat dhe sna kane dhene nje pergjigje te sakte thjesht thojne fajin e ka Bashkia