AKU bën show mediatik, marketet vijojnë të shesin fileto pule me salmonelë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.04.2025, 09:33

Një skandal i rëndë ka tronditur tregun shqiptar të ushqimeve, pas zbulimit se 7.8 ton fileto pule të kontaminuar me salmonelë dhe importuara nga Brazili, kanë hyrë në tregun shqiptar.

Mishi i pulës është importuar nga kompania AMG FOOD, e biznesmenit Mond Goxha, i cili me vetëdije ka shpërndarë 2.6 ton në 154 biznese në të gjithë vendin, duke rrezikuar shëndetin e shumë konsumatorëve.

Pas zbulimit të këtij skandali, autoritetet dhanë alarmin për mishin e paketuar “Copacol” me datë skadence 13.12.2026, dhe u kërkuan marketeve e dyqaneve për të ndaluar shitjen e tyre dhe kthimin e mallit që kanë në frigorifere pasi konsumimi i tij mund të shkaktojë infeksione të rënda, të cilat shfaqen brenda 8 deri në 72 orë pas konsumimit.

Por pavarësisht këtij alarmi, rrezikut real që ky produkt ka dhe falë mos kontrolleve nga AKU, disa markete vijojnë ta shesin ende. Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë "AlbMarket" pasi sipas saj ky market vijon të shesë këtë lloj paketimi mish pule, i cili është me salmonelë.

Ajo thotë se ky market ende nuk ka bërë kthimin mbrapsht të këtij produkti, që duhet asgjesuar menjëherë, por vazhdon ta shesë në frigorifere duke rrezikuar jetën e konsumatorëve shqiptarë.

Nëse nesër ndodh ndonjë tragjedi nga konsimimi i këtij mishi me salmonelë, do na thonë se “po hetohet rasti”, por të gjithë jemi të vetëdijshëm se pas mbushjes së xhepave të prokurorit, çështja do harrohet ashtu siç ndodh gjithmonë dhe me gjithçka në vendin tonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit