Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit në Tiranë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë anës rrugës.
Siç shihet edhe në foton e dërguar nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, mjeti ka përfunduar mbi hapësirën e gjelbër pranë kryqëzimit, duke dëmtuar shtyllën dhe përbërë rrezik për këmbësorët në afërsi.
Sipas një dëshmitari në vendngjarje, drejtuesi i mjetit ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime nga përplasja.
Apelojmë që të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të udhëtojnë me kujdes, për të shmangur ngjarje të tilla që mund të rrezikojnë jetë njerëzish dhe të shkaktojnë dëme materiale.