Shqiptarja ndan eksperiencën në spitalin shtetëror të Dublinit: Gjithçka falas dhe me dinjitet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.04.2025, 21:47

Në një kohë kur sistemi shëndetësor shqiptar vazhdon të përballet me mungesa të theksuara, burokraci dhe pakënaqësi nga qytetarët, një shqiptare që ndodhet në Irlandë ka ndarë një eksperiencë krejt të ndryshme nga realiteti që njohim.

Në një foto të dërguar në redaksinë tonë, shihet një mëngjes i servirur në mënyrë të kujdesshme në spitalin shtetëror të Dublinit. Pjata të pastra, ushqim i shumëllojshëm dhe ambient i sistemuar – një trajtim që, sipas saj, nuk ka asnjë kosto.

Ajo tregon se është ndjekur falas për 9 muaj gjatë shtatzënisë, ka lindur falas, dhe ka qëndruar 5 ditë në spital pa paguar asgjë, për shkak se fëmija i saj ishte në reanimacion. Çdo ditë merrte 3 vakte ushqimi dhe kishte mundësinë të zgjidhte nga menuja çfarë dëshironte. Pas darkës, një karrocë me kafe dhe çaj qëndronte në dispozicion deri në mesnatë, dhe çdo pacient merrte edhe një qese me ushqime të lehta për gjatë natës.

Përmes kësaj historie, ajo sjell një reflektim të thellë për kontrastin e madh mes sistemit shëndetësor në Irlandë dhe atij në Shqipëri.

Mesazhi i qytetares:

"Përshëndetje JOQ!Ky është mëngjesi që të ofrohet në Dublin, Irlandë, në spitalin shtetëror, ku jam ndjekur falas për 9 muaj të shtatzënisë. Kam lindur falas dhe kam qëndruar 5 ditë në dhomë, sepse e kisha fëmijën në reanimacion. Kisha 3 vakte në ditë, dhe para çdo vakti vinin të pyesnin me listë në dorë cilën nga ushqimet e menusë doje të zgjidhje. Pasi mbyllej darka, në korridor kishe një karrocë me kafe dhe çaj pas darke deri në mesnatë, për këdo që kishte nevojë. Plus, të linin një qese me snacks që ta kishe natën në rast se të merrte uria – ku kishe ndonjë crackers, frut, amita etj. Aq më merr malli për Shqipërinë sa s’ka ku të shkoj, ama kur shikoj këtë diferencë kaq të madhe, them: më mirë që e kam lindur tim bir këtu.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit