Nëna e 23-vjeçarit filipinas Mark Samson, i cili vrau me thikë 22-vjeçaren shqiptare Ilaria Sula në Romë, ka pranuar para autoriteteve italiane se ka ndihmuar djalin e saj në krim. Ajo ka bashkëpunuar me autoritetet italiane dhe pritet të merret në pyetje më tej për rolin e saj në ndihmën e djalit pas krimit.
Ngjarja ka shkaktuar shumë dyshime, veçanërisht në lidhje me vendndodhjen e kryefamiljarit të Samson. Sipas avokatit të tij, babai i të riut nuk ka qenë në shtëpi gjatë krimit dhe ka ardhur më vonë, pasi ngjarja ka ndodhur në mesditë.
Hetimet për këtë rast janë ende në vazhdim, ndërkohë që autoritetet po përpiqen të zbardhin plotësisht rrethanat e tragjedisë.
“Nëna e Marc Samson është nën hetim për bashkëpunim në fshehjen e një kufome. Babai i Mark Samson nuk do të dëgjohet sot. Ai nuk ishte në shtëpi dhe kjo është e qartë, ai kthehet në mbrëmje teksa vrasja ndodh në mesditë. Megjithatë, nëna ndodhej në shtëpi dhe tani po sqaron se si ishte sjellja e saj. Tani është koha për të kërkuar falje nga familja e Ilaria Sulës. Është e vetja gjë që fua të them për momentin. Sot është varrimi i Ilarias, ne bashkohemi me dhimbjen e familjes. Ne bëjmë detyrën, por nuk mund të mos themi që djali duhet të paguajë për krimin, e se çështja është e rëndë”, është shprehur avokati i autorit për mediat italiane nga ambientet e jashtme të komisariatit.