Pak para nisjes së derbit të madh të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, një foto e dërguar në redaksinë tonë ka ngjallur shumë emocion. Nuk është një skenë nga stadiumi, por një moment i rrallë dhe i veçantë që tregon një anë tjetër të tifozëve – atë të besimit dhe faljes.
Në mesazhin që shoqëronte fotografinë thuhej:
"Përshëndetje JOQ, çunat e Tironës para derbit tu u fal. Postojeni nëse keni mundësi. Faleminderit."
Në foto duken disa djem të rinj, të veshur me të zeza, me njërin prej tyre që mban një fanellë me numrin 10 të Tiranës. Janë ndalur në një kënd të thjeshtë, pranë një dere, në heshtje, me xhupat e tyre të shtrirë përdhe duke u falur. Një pamje krejt ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim prej tifozëve në prag të ndeshjeve.
Ky moment tregon se pas pasionit dhe energjisë që shfaqin në tribunë, tifozët kanë edhe një dimension tjetër – atë të lutjes, mendimit të thellë, të respektit dhe të përgatitjes shpirtërore për një ndeshje që për ta nuk është thjesht lojë, por pjesë e identitetit.