Trupi i pajetë i 27-vjeçarit Ajet Lleshi nuk është gjetur ende.
Vetë familjarët e 27-vjeçarit kanë konfirmuar se trupi i djalit të tyre, i cili kishte dalë për të prerë dru zjarri mëngjesin e së dielës nuk është gjetur ende.
Edhe i ati i djalit, Riza Lleshi, që doli ta kërkonte, mbeti në mal, por u gjet në gjendje të rëndë nga ekipet e kërkim shpëtimit.
Ajeti doli në mal mëngjesin e të dielës, por pasdite humbi çdo lidhje me familjen, të cilëve u kërkoi ndihmë përmes telefonit, pasi humbi rrugën. Reshjet e dendura të dëborës penguan kthimin e tij në shtëpi dhe vështirësuan kërkimet.
Menjëherë pasi kërkoi ndihmë, familja vuri në dijeni autoritetet dhe ndërkohë xhaxhallarët, babai i 27 vjeçarit dhe banorë të zonës u nisën për ta kërkuar.