Dëbora dhe temperaturat e ulëta rrezikojnë frutikulturën në juglindje, fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.04.2025, 20:12

Kapriçot e motit në juglindje të Shqipërisë, me reshje dëbore dhe temperatura deri në -7°C, kanë shkaktuar dëme të mëdha në frutikulturë, veçanërisht në pemët e kumbullës dhe qershisë.

Fermerët kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi rrezikohet i gjithë prodhimi, ndërsa specialistët e bujqësisë pranojnë që kushtet e motit përbëjnë rrezik që shumica e frutikulturave të mos prodhojnë këtë sezon.

Specialistët e bujqësisë pranojnë se dëmet janë serioze, sidomos për kulturat bërthamore. Ata theksojnë se ngricat kanë krijuar kushte të rrezikshme për këto pemë, duke e bërë të pamundur mbijetesën e tyre.

Fshatrat Dvoran dhe Kamenicë, të njohura për prodhimin e frutikulturës, po presin ende pas 72 orësh për të përcaktuar nëse janë shkaktuar dëme edhe tek pemët e mollëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit