Në Whats App, po qarkullon ky mesazh:
“'Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një miku im, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë!', thuhet në mesazh. ”
Mos e klikoni linkun që ju sjellin pasi ka për qëllim të vjedhë të dhënat në telefonin tuaj! Disa qytetarë të shqetësuar, na kanë kontaktuar ditën e sotme ku tregojnë se numra shqiptarë të paregjistruar një ndër të cilët është 067 450 8***, dërgojnë një link bashkë me tekstin e mësipërm.
Ditën e sotme Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar përdoruesit e aplikacionit "WhatsApp" për një mesazh mashtrues që ka nisur të shpërndahet masivisht. Sipas AKSK, mesazhi që po qarkullon kërkon pjesëmarrje në një sondazh, por qëllimi i tij është vjedhja e të dhënave personale të përdoruesve.
Për këtë arsye, AKSK i bën thirrje të gjithë përdoruesve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos e klikojnë linkun e dërguar në këtë mesazh. Autoriteti thekson se ky është një mashtrim i sofistikuar që mund të çojë në rrezikimin e sigurisë së të dhënave personale dhe private. Përdoruesit duhet të raportojnë çdo mesazh të dyshimtë dhe të mbajnë të përditësuar programet e sigurisë në telefonat e tyre për të parandaluar çdo mundësi tjetër sulmi kibernetik.