Prej 4 muajsh gropa në Yzberisht është burim aksidentesh, askush nuk merr masa

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 07.04.2025, 18:56

Në redaksinë tonë ka mbërritur një shqetësim serioz lidhur me rrugën në Yzberisht.

Prej katër muajsh, autoritetet përkatëse nuk kanë marrë masa për të riparuar rrugën në Yzberisht, ku një gropë e madhe po rrezikon dita ditës drejtuesit e mjeteve, por jo vetëm.

Shoferët shpesh detyrohen të ngadalësojnë ose të devijojnë papritur, duke krijuar kaos në trafik dhe rrezik për ata që lëvizin pranë. Për më tepër, gjatë shirave, gropa mbushet me ujë dhe bëhet edhe më e vështirë për t’u dalluar.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për të shmangur aksidentet dhe dëmet materiale.

Mesazhi i qytetarit:

"Kemi 4 muaj me këtë gropën e madhe ktu, që është shkak aksidenti dhe dëmtojmë makinat çdo ditë në Yzberisht."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit