Studimi: Meshkujt më të përkushtuar ndaj berberëve sesa partnereve të tyre

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.04.2025, 18:00

Sipas një sondazhi të fundit nga LonLyf, një kompani që merret më studime dhe kërkime ndaj stilit të jetesës, ka zbuluar se mbi 75% e meshkujve janë më të përkushtuar ndaj berberëve se sa ndaj lidhjeve që krijojnë me partneret e tyre.

Kjo besnikëri, sipas studimit, nis që nga fëmijëria dhe ka pak gjasa që meshkujt, berberin e parë ta ndërrojnë ndërrojnë me dikë tjetër. Studimi thotë se lidhja e hershme me të njëjtin berber vjen për shkak të rutinës, familjaritetit dhe rehatisë që ata ofrojnë.

Rreth 45% e meshkujve i shmangin berberët e rinj pasi nuk duan të japin shpjegime të panevojshme në lidhje me modelin e flokëve, ndërsa 30% kanë frikë se mund të dalin të zhgënjyer nga salloni. Siç duket meshkujt janë te prirur më shumë të krijojnë marrëdhënie të qëndrueshme me berberët sesa me partneret për sa i përket komunikimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit