Ku është Ministria e Mjedisit? Në Lezhë, bashkia mbush gropat me inerte

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 07.04.2025, 16:02

Qytetarët e Lezhës janë bërë dëshmitarë të një shqetësimi të vazhdueshëm për ndotjen mjedisore që po vjen nga aktivitetet e një fabrike tullash në zonë. Sipas informacioneve të qytetarëve, fabrika ka hapur gropa të mëdha për të marrë lëndën e parë për prodhimin e tullave, ndërsa kontrata që ajo ka me Bashkinë parashikonte mbushjen e këtyre gropave me dhe për t’i kthyer ato në tokë bujqësore.

Por, duket se këto gropa po mbushen me materiale inerte, si divane, dysheke, goma makine dhe shkurre, duke ndotur kështu mjedisin përreth. Sipas denoncimeve të qytetarëve, disa herë janë vërejtur raste kur këto mbeturina janë djegur, duke nxjerrë tym të dëmshëm që shton ndotjen e ajrit dhe përkeqëson situatën.

"Se ku është Ministria e Mjedisit, nuk e dimë. Lejohet kjo?", pyet një qytetar i shqetësuar nga pasojat e këtyre veprimeve.

Kujtojmë se muaj më parë, Bashkia e Lezhës paralajmëroi gjoba për ata qytetarë që nuk respektojnë rregullat e hedhjes së mbeturinave në kosh, ndërkohë që është vetë bashkia që po ndot mjedisin.

Qytetari shkruan:

Pershendetje JOQ!

Jam qytetar nga Lezha. Kam raportuar disa here ndotjen mjedisore qe po ben bashkia ne lagjen tone. Fabrika e tullave ka hapur ca gropa te medha per te marr dhe per tulla dhe me sa di une, ka qene ne kontrate qe keto gropa te mbusheshin me dhe qe te ktheheshin ne toke bujqesore. Bashkia po i mbush me materiale inerte, divane, dysheke, goma makine dhe shkurre qe ndotin mjedisin. Disa here ju vene flaken duke ndotur edhe me keq me tymin e gomave dhe dyshekeve. Se ku eshte ministria e mjedisit nuk e dijme qe lejohet kjo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit