Trafiku i Tiranës është bërë i papërballueshëm dhe shoferët e padisiplinuar që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor kontribuojnë edhe më tepër në këtë kaos.
Duke iu referuar denoncimeve në JOQ ALBANIA, situata më problematike paraqitet në hyrje-daljet e rrethrrotullimeve dhe zonave më të populluara. Duke mos respektuar asnjë rregull të qarkullimit rrugor, disa shoferë, me targa të personalizuara e mjete luksoze, krijojnë trafik dhe kaos me "manovrat e tyre të zgjuara".
Për të denoncuar një rast të ngjashëm, një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë. Ai ka treguar me pamje se si shoferi i një mjeti tip "Benz" me targa AB 002 ZZ nuk respketon radhën si gjithë të tjerët, por kalon i pari në fillim.
Veprime të tilla jo vetëm që rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë në trafik, por edhe përkeqësojnë situatën, duke krijuar kaos dhe bllokime të mëtejshme.