Ish-rilindasi Vis Rroshi kërkon votat e demokratëve për çunin e xhajës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.04.2025, 15:08

Ish-kryebashkiaku socialist i Kavajës, Elvis Rroshi, dikur një emër i rëndësishëm i Rilindjes, ka dalë zyrtarisht në fushatë.

Por këtë herë në mbështetje të Partisë Demokratike. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë posterin elektoral të kushëririt të tij, Elton Rroshit, kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit nën logon e “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”, e drejtuar nga PD.

Ironia është se vite më parë, vetë Sali Berisha e akuzonte Elvis Rroshin si “kreu i bandës së Kavajës” dhe e lidhte atë me emra të botës së krimit si Emiljano Shullazi. Sot, kjo armiqësi duket se është kthyer në aleancë, me Berishën që promovon në politikë të birin e xhaxhait të ish-kryebashkiakut socialist.

Ndërkohë, vetë ish-kryebashkiaku Rroshi është nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie dhe mosjustifikim të të ardhurave, një çështje që hodhi hijen e dekriminalizimit mbi karrierën e tij politike dhe çoi në përjashtimin e tij nga skena politike.

Sali Berisha, nga ana tjetër, ka sqaruar se zgjedhja e Elton Rroshit si kandidat nuk lidhet me të kaluarën e kushëririt të tij, duke e konsideruar atë një individ të veçuar nga e kaluara e ish-zyrtarit socialist.

“Kushëriri nuk është mëkatar për kushëririn. Si quhet ky kandidati? Elton... Me Elvisin se ka lidhje gjaku është gjë tjetër, por nuk ka lidhje, kjo nuk është kriter për kandidatët. Edhe Edi Rama ka dy kushërinj, njëri se na akuzon ne për rrëmbim pronash dhe tjetrin e bën prefekt për të rrëmbyer prona”,- ka deklaruar Berisha për kandidatin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit