Duket se Rilindja e ka të vështirë që të “gëlltisë” realitetin e trishtë të rinisë shqiptare që ka braktisur masivisht vendin… Kështu partia ka nisur me një mision fisnik, atë të mbledhurit vota, të dërguarin, ministrin e Diasporës, Taulant Ballën.
Ky i fundit si bariu që tenton të mbledhë delet, ka zgjedhur të vizitojë pikërisht Gjermaninë, lokacionin më të vështirë për t’i mbushur mendjen emigrantëve shqiptarë të vorojnë pikërisht ata që i detyruan të largohen masivisht.
Ministri i Diasporës duket se ka zgjedhur shtetin me numrin më të lartë të emigrantëve shqiptarë për të mbledhur votat e këtyre të fundit duke i bindur “me dhunë” duke i futur tmerrin me imazhin e të fortëve, për të votuar Rilindjen.
Duke qenë se të rinjtë shqiptarë masivisht janë detyruar të largohen nga Atdheu i tyre për shkak të kushteve të vështira të jetesës… jetesës së shtrenjtë me paga të uleta, Balla i paturp ka shkuar t’u kërkojë votën, me mbeshtetje nga të fortët e shtetit gjerman.
“Taulanti kërkon një votë”, ka pozuar në shoqërinë e “të fortëve” të Frankfurtit duke u përqafuar me miqtë muskulozë.