I moshuari në Gjirokastër fle në mes të rrugës: Të gjithë e shohin, askush s’e ndihmon

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.04.2025, 14:17

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama ishte në Gjirokastër për të prezantuar ekipin me të cilin PS garon për zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë këtij prezantimi, Rama nuk i kurseu lavdërimet për kryebashkiakun Flamur Golemi dhe "punën" që ai ka bërë për qytetin e gurtë.

Por një qytetare e cila sot pa me sytë e saj realitetin në këtë qytet, iu drejtua redaksisë tonë për të raportuar. Ajo ka treguar rastin e një të moshuari i cili flinte në mes të rrugës në kushte ekstreme varfërie.

Ajo thotë se i moshuari i cili ndodhej në një gjendje të mjerueshme, në një zonë ku kalonin shumë automjete dhe këmbësorë, tërhiqte vëmendjen e të gjithëve, por askush s'merrte mundimin ta ndihmonte apo edhe ta pyeste çfarë halli kishte.

Qytetarja thotë se ky i moshuar tregon një tjetër realitet të dhimbshëm të qytetit: varfërinë ekstreme që përballet nga disa grupe qytetarësh, përfshirë të moshuarit, të cilët nuk kanë një vend ku të qëndrojnë dhe detyrohen të flenë në rrugë. Kjo është një situatë që përkon me mungesën e kujdesit të duhur social dhe infrastruktural për ata që kanë nevojë më shumë për mbështetje.

Ky incident është një thirrje për vëmendjen e institucioneve dhe autoriteteve, për të adresuar më mirë nevojat e qytetarëve dhe për të siguruar që askush të mos jetë i harruar, edhe në një qytet të bukur dhe të pasur me histori si Gjirokastra.

Mesazhi i qytetares:

Pershendetje JOQ Dua te tregoj nje rast ne Gjirokaster , ku varferia ka prekur kushtet ekstreme. Ky zoteria sot po flinte i shtire ne Toke . Me beri pershtypje sepse ishte ne mes te qytetit ku kalonin shume automjete dhe kembesore . Dhe askush nuk iu afrua ta pyeste , se perse ndodhej ne kete gjendje . Pak dit me pare erdhi Edi Rama me Kumbaro duke bere propaganda dhe duke u mburrur per punen qe kishte ber kretari i bashkise Flamur Golemi . Nje qytet kaq i bukur dhe historik ku vizitohet cdo dite nga shume turiste . Nuk duhet te jete ne kete gjendje te mjerueshne ku te moshuarit nuk kane nje vend qendrimi dhe detyrohen te flene ne rruge...

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit