Kurti i shkruan letër Abdixhikut, e fton për takim konsultativ

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.04.2025, 13:14

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka ftuar për takim përmes një letre kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Abdixhiku ftohet nga Kurti për diskutimin e proceseve të formimit të institucioneve.

“Me qëllim të konstitutimit të plotë të Kuvendit të Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së qeverisë, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, me datë 10 prill, në orën 09:00 ose 14:00”, thuhet në letër.

Kurti ka lënë dje të nënkuptohet se nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se disa deputetë të pakicave po shantazhohen nga Beogradi.

Nuk dihet nëse e njëjta ftesë i ka shkuar PDK-së dhe AAK-së.

Kujtojmë se Kurti përgjatë fushatës përdorte terma denigrues në raport me partitë opozitare të stilit “Lëdëkyhi“, për çka dënohej nga PZAP-ja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit