Ndahet nga jeta zyrtarja policore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.04.2025, 13:06

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur dhimbjen dhe ngushëllimet më të thella pas ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Luljetë Gash.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

“Me rastin e ndarjes nga jeta të zyrtares policore, Luljetë Gashi, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së saj, miqve dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Vdekja e zyrtares Gashi ka prekur thellë komunitetin policor, duke lënë pas kujtimin për një profesioniste të përkushtuar dhe një njeri të respektuar nga kolegët e saj.

Ngushëllime të sinqerta familjes Gashi dhe të gjithë atyre që e njohën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit