Një incident ka ndodhur ditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku autobusi i një universiteti privat është prishur dhe ka shkaktuar një bllokim të rëndë të trafikut.
Përdoruesit e këtij aksi janë përballur me vonesa të konsiderueshme, ndërkohë Policia Rrugore për t’u ardhur sado pak në ndihmë dhe lehtësuar qarkullimin ka gjetur një formë tjetër.
Policët që ishin në krye të detyrës kanë mbledhur forcat dhe kanë shtyrë bashkë autobusin e prishur.
Trafiku ka vijuar të lehtësohet edhe pse vonesat me të cilat u përballën qytetarët ishin të konsiderueshme.