I biri i Qifes kërkon sërish të bëhet deputet me lekët e të atit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.04.2025, 20:52

Ornaldo Rakipi është një nga emrat e rinj të Rilindjes në Tiranë, por me rrënjë të vjetra në politikë. Djali i ish-deputetit socialist Qife Rakipit, u fut në politikë në vitin 2021 dhe tani po synon mandatin e dytë si deputet në listat e hapura të Partisë Socialiste.

I ati, u përjashtua nga Kuvendi pas miratimit të ligjit të dekriminalizimit, për shkak të një vepre penale të kryer në Itali për vjedhje. Më vonë, ai u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me pamundësinë për t’u rikthyer vetë në Parlament, Qifja ka vënë në shërbim të partisë pasuritë e tij, duke i hapur rrugën të birit që të marrë një mandat si deputet.

Sipas burimeve, në zgjedhjet e vitit 2021, Juniori ka siguruar një pjesë të mirë të votave përmes influencës dhe mjeteve financiare, një praktikë që duket se do të përsëritet edhe këtë vit. Pavarësisht se rezultoi se u votua masivisht ai për 4 vite nuk ka nxjerrë një fjalë nga goja në parlament.

Ornaldo konsiderohet ndër deputetët që kanë përfituar politikisht nga trashëgimia dhe burimet e të atit. Motoja e Rilindjes përflitet që këtë sezon zgjedhor të jetë: “Paraja hedh votat përpjetë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit