Në Shqipëri, përfitimet nga rrjetet sociale janë rritur dukshëm, me një total prej 33 milionë eurosh të realizuar në vitin 2024, sipas Administratës Tatimore.
Sipërmarrësi digjital Arbër Kadija tregon mënyrat se si i fitojnë të ardhurat.
“Nëse flasim për tregun shqiptar vlera e një konsumatori është e ulët ndërsa amerikani mund të shkojë deri në 50 cent 1 dollarë. Një person që ka miliona shikime bëhet i vlefshëm për platformën e cila i jep një përqindje të fitimeve të veta. Mënyra tradicionale është kontratat me bizneset lokale, ose siç janë platformat YouTube, TikTok. Aktualisht platforma që jep më shumë është Google dhe YouTube dhe jo TikTok. Një video në Youtube kur e shohin nga jashtë sjellin shumë fitime.”
Sipas ekspertëve të tregut, fitimet e individëve shqiptarë janë edhe më të mëdha pasi shumë prej tyre kanë regjistruar llogaritë e tyre jashtë Shqipërisë. Megjithatë, mbyllja e TikTok ka ndikuar në mënyrë të vogël në fitimet e krijuesve të përmbajtjes, duke shkurajuar vetëm 3-4% të tyre. Ndërkohë, individët që kanë fitime mbi 1.2 milionë lekë bruto, përfshirë ata nga rrjetet sociale, duhet t’i deklaronin të ardhurat deri në 1 prill 2025.