Një pacient i shtruar në Spitalin e Durrësit ka denoncuar kushtet e papranueshme në këtë spital, duke përmendur se prej më shumë se një jave, ashensorët e reparteve të zemrës, kockave dhe mushkërive nuk funksionojnë.
Situata është përkeqësuar edhe më shumë një natë më parë, kur spitali mbeti pa energji elektrike për rreth 30 minuta, duke lënë pacientët dhe personelin në errësirë.
Pacienti, i cili ka kërkuar të mbetet anonim për shkak të frikës nga pasojat, ka
ka dërguar foto të ashensorëve të prishur në katin e tretë të spitalit duke treguar se personeli mjekësor është në dijeni të këtyre problematikave, por ata kanë ashensorin e tyre me çip.
Ndërkohë spitali ka katër kate, por pacientët dhe vizitorët detyrohen të përdorin shkallët, çka e bën shumë të vështirë lëvizjen për ata që janë të sëmurë ose kanë nevojë për mbështetje mjekësore.
Ky incident ka ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë e pacientëve dhe kushte të pasigurt në një institucion shëndetësor, ku është e domosdoshme që të sigurohen kushte të pranueshme për shërbimin e pacientëve.
Autoritetet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masa urgjente për të adresuar këto probleme dhe për të garantuar siguri dhe mirëqenie për të gjithë ata që marrin trajtim në këtë spital.
Denoncimi i pacientit:
Përshëndetje JOQ ju falënderoj për çfarë bëni për shqiptarët. Ndodhem i shtruar në Spitalin e Durrësit. Ka 1 javë që të dy ashensorët e reparteve të spitalit që janë për repartet e zemrës, kockave dhe gjithë të tjerat dhe mushkrit nuk punojne kurse dje në dark ikën dritat dhe për gjysmën ore ngelëm pa drita ne erresire. Ju lutem shum anonim se jam n dorën e ktyne.
Fatkeqesisht e dinë të gjithë, doktorët, infermierët. Tani I bëra foto ashensorve të katit tretë. Ndërtesa ka 4 kate. Dhe njeri ashensor është vetëm për personelin, me kartë