Ngjarjet në VLEN, Mickoski: Kemi shumicë stabile, jozyrtarisht kemi 2/3 e shumicës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.04.2025, 15:55

Kryeministri i vendit, Hristian Mickoski sot vizitojë Komunën e Tetovës me ç’rast mbikqyri punimet në ndërtimin e bulevardit Video Smileski Bato.

Mickoski në pyetjet e gazëtarëve për ndodhitë e fundit në VLEN dhe se a ekziston mundësia që Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët ta braktisë qeverinë, tha se qeveria ka shumicë stabile dhe jozyrtarisht ka 2/3 e shumicës.

“Po kam dëgjuar për këto që fliten. Nuk dua të komentoj. Qeveria ka shumicë stabile. Ndryshe nga ajo e kaluara që ka funksionuar mbi “këmbë të qëlqta” ne kemi jozyrtarisht 2/3 e shumicës në kuvend dhe po funksionojmë në mënyrë të përkryer”, tha Mickoski.

Ai tha se me qeverisjen e re Maqedonia e Veriut po ndërtohet, duke përmendur dhe disa projekte nëpër komuna më të cilat udhëheqin kryetarë nga partitë në pushtet por edhe nga opozita.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit