Shembet dheu në një vendpunishte në Velani të Prishtinës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.04.2025, 15:43

Sot është shembur dheu në një vendpunishte në lagjen Velania në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Zjarrfikësve, Abdusamed Shkodra, i cili tha se s’ka persona të lënduar

Ai tha se katër vetura kanë qenë të rrezikuara, mirëpo dy kanë qenë më shumë. Tri prej tyre Shkodra tha se janë larguar ndërsa automjeti i katërt ndodhet në vend më të sigurt dhe pritet të largohet.

“Dy prej veturave i kanë pasur rrotat në ajër”, tha Shkodra.

“Informatën e kemi pranuar rreth orës 12:09. Menjëherë i jemi përgjigjur dhe kemi dalë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Kujtojmë se dje në Veternik u shemb dheu në një vendpunishte tjetër, ku një person vdiq e një tjetër u lëndua. Për këtë është arrestuar një i dyshuar dhe rasti po hetohet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit