BDI: 21 ditë nga tragjedia e Koçanit, e vërteta po fshihet dhe askush nuk po mban përgjegjësi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.04.2025, 15:38

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot sërish për tragjedinë e Koçanit.

Sipas BDI-së, ndonëse kanë kaluar 21 ditë nga tragjedia, askush nuk po mban përgjegjësi.

Reagimi i plotë:

Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja. Sot, 21 ditë më vonë, ende jemi në zi – por ajo që dhemb më shumë është që e vërteta po fshihet dhe askush nuk po mban përgjegjësi.

Çfarë ndodhi me kamerat e sigurisë? E dimë që serverët kanë mbijetuar. A është e vërtetë që pamjet tregojnë festa me pjesëmarrjen e zyrtarëve lokalë të policisë disa ditë para tragjedisë? A ishin ata të pranishëm edhe ditën e ngjarjes? Kush i ka ato pamje, kush i fshehu dhe pse nuk janë bërë publike deri më sot?

I drejtohemi Dhomës së Kompanive të Sigurisë – a ka qenë e licencuar agjencia “Rubikon”? Sa prej të punësuarve të saj kanë qenë të licencuar sipas ligjit?

Dhe në fund – e gjithë hierarkia lokale policore, nga stacioni deri te Ministri, kanë ditur që lokali punonte pa licencë, se përdorej piroteknikë dhe lëndë narkotike. Dhe të gjithë kanë heshtur. Sot, 21 ditë më vonë, asnjë nuk ka marrë përgjegjësi – as morale, as ligjore.

Kjo heshtje nuk është vetëm turp institucional – kjo është bashkëfajësi. Dhe ne nuk do të lejojmë që e vërteta të fshihet dhe përgjegjësia të shmanget.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit