Dozat gati për shitje, punonjësi i Bashkisë Kurbin kapet me kokainë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.04.2025, 15:07

Një 38-vjeçar është arrestuar këtë të dielë pasi u kap në flagrancë nga policia me një sasi kokaine, e ndarë në doza, me qëllim shitjen.

38-vjeçari, i identifikuar si Elis Prenga, po udhëtonte në një automjet tip “BMW” kur u ndalua dhe kontrollua nga blutë. Përveç lëndës narkotike, atij iu gjet edhe një shumë e madhe parash, e cila dyshohet se është përfituar nga shitja e dozave të kokainës.

JOQ ALBANIA ka mësuar se Prenga është punonjës i Bashkisë Kurbin dhe pavarësisht pozicionit të tij në administratë, merrej edhe me shitje kokaine.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit