Vazhdojnë denoncimet shqetësuese për helmimin e qenve në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, një fenomen që po rrezikon jetën e kafshëve dhe mund të ndikojë edhe në sigurinë e qytetarëve. Qytetarët kanë raportuar se në zonën e Liqenit, punonjës të Bashkisë dhe ata të shërbimit të gjelbërimit kanë hedhur helm duke krijuar rrezik për kafshët dhe njerëzit që kalojnë në këtë zonë. Dy qen të helmuar, të cilët ishin me pronarë.
Kjo ka alarmuar qytetarët, të cilët kërkojnë që të ndërhyjnë autoritetet për të mbrojtur kafshët dhe për të ndaluar përdorimin e helmeve në zona publike.
Denoncimi: “Ju lutem postojeni sepse bashkia ka dhe ata te gjelberimit kan hedh helm ne gjith zonen e liqenit po na helmohen dhe qenushat tan qe po i nxjerrim shetitje Dy qen me pronar te helmuar sot Hedhin helm pa kontrollo neper liqen po rrezikojn jeten e gjith atyre qe kalojn”
Ndërsa një tjetër denoncim ka ardhur nga Kamza, ku qytetarët raportojnë për një rast tjetër helmimi të qenve. Sipas denoncuesve, vetëm disa ditë më parë, një qen ka qenë i helmuar në këtë zonë, dhe situata është përsëritur sërish pas disa natësh, duke rrezikuar jetën e kafshëve. Kjo ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve të cilët kanë filmuar ngjarjen dhe e kanë denoncuar. Ata kërkojnë që autoritetet përkatëse të marrin masa të menjëhershme për të ndaluar këtë veprim të papërgjegjshëm
Denoncimi: “Pershendetje joq mbrem ne bashkin kamezz dhedhin helm ja qeni shkret, 2 net me par ishte dhe nje tjt,Nuk kam kjo na ra mnendje dhe filmuam pasi u perserit rasti perseri”
Vazhdojnë denoncimet shqetësuese për helmimin e qenve në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës, një fenomen që po rrezikon jetën e kafshëve dhe mund të ndikojë edhe në sigurinë e qytetarëve. Qytetarët kanë raportuar se në zonën e Liqenit, punonjës të Bashkisë dhe ata të… pic.twitter.com/KNyn8oNbOW
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 6, 2025