Një grua po helmon qentë në Pogradec, policia e mban të fshehtë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.04.2025, 14:41

Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar në redaksinë tonë se qentë e vaksinuar dhe të sterilizuar po helmohen në mënyrë të përsëritur në qytet. Ai thotë se ky fenomen ka ndodhur pesë herë brenda një periudhe të shkurtër kohe. Qytetari thekson se ka bërë denoncimin në Policinë e Shtetit, ku u realizua ekspertiza dhe u gjetën qeset me helmin e përdorur, por shpreh shqetësimin se ngjarja nuk është zbardhur për shkak të mungesës së vullnetit nga ana e autoriteteve ligjzbatuese.

Ai pohon se kamerat e sigurisë në zonë nuk po mbikëqyren si duhet për të identifikuar fajtoret dhe po ndodhin përpjekje për të fshehur informacionet përkatëse. Në një apel drejtuar Ministrisë së Brendshme, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Komisariatit të Pogradecit, qytetari kërkon që të ushtrohet detyra për të zbatuar ligjin dhe për të gjetur keqbërësit që, sipas tij, kanë kryer një krim të rëndë ndaj kafshëve. Ai paralajmëron se nëse helmi mund të kishte prekur fëmijë, mund të kishte ndodhur një tragjedi.

Gjithashtu, qytetari thekson se media vendase dhe ndërkombëtare, si dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve në shtete si Austria, Suedia, Gjermania dhe Italia, janë angazhuar në mbështetje të vaksinimit, sterilizimit dhe kujdesit ndaj kafshëve, dhe ka ndarë shqetësimin se ky fenomen i helmimit po dëmton imazhin e qytetit të Pogradecit dhe të Shqipërisë në përgjithësi, duke u shfaqur si një vend ku kafshët nuk mbrohen siç duhet.

Sipas qytetarit, ekziston një dyshim i fortë se Policia e Pogradecit është e përfshirë në fshehjen e rastit, duke pasur parasysh lidhjet e mundshme të keqbërësit me një person të njohur nga forcat e rendit. Ai ka kërkuar që ky rast të hetohet me seriozitet dhe që autorët të dalin para drejtësisë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ. Ne menyre te perseritur po helmohen qente e vaksinuar dhe te sterilizuar ne Pogradec. Kjo ka ndodhur ne gjithe qytetin, por veçanerisht prane shtepise time eshte e pesta here qe me helmojne qente ne te njejtin vend nga e njejta "dore" keqberesi,e. Prane TV SOT 7 ka ndodhur helmimet ne menyre te perseritur.

Kam bere denoncimin ne policine e Shtetit, e cila beri ekspertizen ku u gjeten qeset me helmin e perdorur, por nuk po zbardhet ngjarja per shkak te mungeses se vullnetit nga ana e policise se Shtetit dhe pononjesve qe nuk po ushtrojne detyren per te zbatuar ligjin.Kamerat ne zone nuk po mbikqyren per te gjetur fajtoret. I bej thirrje Drejtuesve te Ministrise se Brendshme Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetetit, Min te brendshem, komisariatit te Pogradecit te zbatojne ligjin per te gjetur keqberesit qe ne kete rast kane kryer krim. Paramendoni sikur helmi i hedhur ne lulishte dhe ambjente te tjera te kishte helmuar femije do kishim nje tragjedi, qe pritet te ndodhi ne rast se ju zoterinj ligjzbatues nuk ushtroni detyren tuaj ligjore kushtetuese.

Ju bej me dije se mediat elektronike , vizive, shoqatat per mbrojtjen e kafsheve, ne vend por edhe ne Shtete si Austri, Suedi,Gjermani dhe Itali, te cilat kane dhene ndihmen e tyre per sterilizim vaksinim dhe perkujdesje te tjera, e kane publikuar rastin. Kjo perben nje imazh shume te keq per qutetin e Pog, por edhe per Shqiperine sepse turistet do tmerrohen kur shikojne keto pamje horrori.

Shqiperia e ka votuar ne Parlament ligjin per mbrojtjen e kafshave, te cilat duhet te zbatohen nga organet ligjzbatuese. Ndaj u bejme thirrje publike te gjithe organeve ne fjale per te qene ne nivel te detyres per zbatueshmerine e ligjit, qe keqberesit te mos mbeten te pa ndeshkuar. Ju faleminderit per postimin JOQ ALBANIA , si dhe per mirekuprimin duke shpresuar qe policia e Shtetit, konkretisht Komisariati i Pogradecit te zbardhi sa me pare ngjarjen. Ju lutem pejeni publik lajmin. Policia e Pogradecit eshte shume e inkriminuar. Ata po e fshehin rastin per te mbrojtur keqberesen. E cila eshte gruaja e iish npsektorit te lagjes 5. Per kete arsye nuk po i hapin kamerat dhe nuk po bejne ekspertizen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit