Në 2022 kam furnizuar BigMarket Kukësin dhe Hasin, Vullneti s’më jep lekët e mallit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.04.2025, 13:49

Një furnitor ka denoncuar një situatë të rëndë që ka të bëjë me pagesat e pashlyera për furnizimet që ka bërë në BigMarket Kukës dhe Has, në vitin 2022.

Sipas tij, ai ka furnizuar këto dy markete me produkte me një vlerë totale prej 300 mijë lekësh, por ende nuk ka marrë asnjë pagesë për mallrat që ka dorëzuar.

Ai shprehet se, megjithëse ka tentuar të kontaktojë menaxherët e dy marketeve të Vullnet Sinajt disa herë përmes telefonit dhe mesazheve në WhatsApp, ata nuk kanë dhënë përgjigje dhe nuk kanë përmbushur angazhimin e tyre për pagesën e mallit të furnizuar.

Furnitori madje ka tentuar të negociojë dhe të marrë pagesat disa herë, por sërish ka hasur në një mur heshtjeje dhe refuzimi nga ana e marketeve.

Ai thekson se ky është një problem që ka përfshirë shumë furnitorë të tjerë dhe kërkon veprime të menjëhershme për të siguruar pagesat dhe për të mbrojtur të drejtat e punonjësve dhe furnitorëve që po përballen me vështirësi të mëdha financiare për shkak të pagesave të vonuara.

Ky rast është një dëshmi e vështirësive me të cilat përballen furnitorët për shkak të politikave të pagesave të ngadalta nga disa subjekte tregtare të mëdha, një çështje që ka nevojë për vëmendje dhe zgjidhje urgjente.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje jam nje furnitor qe kam lene furnizime qe ne vitin 2022 tek 2 big markete qe ka Vullnet Sinaj 1 ne Kukes dhe 1 ne Has. Dhe akoma nuk me kane bere pagesen i marr menaxheret ne telefon dhe nuk me pergjigjen. Jane 2 markete nga 150 Ne total 300 milek

Une punetor jam I telefonoj cdo muaj

Dhe sot ne mengjes. Kam kontaktuar ne watsapp Kete sms ma kan derguar sot

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit