Detaje të reja ekskluzivisht për JOQ janë bërë me dije për Viktor Koraqen, elektriçistin e OSSH i cili ra nga 8 metra lartësi nga shtylla e nënstacionit të Kuçovës teksa punonte për të riparuar një defekt të tensionit të lartë.
Duke qenë se firma nënkontraktore nuk zbaton kontratën i bie punonjësve të shtetit “barra” me urdhër nga lart.
JOQ ka zbuluar se kompania me të cilën OSSH ka lidhur kontratën është 4 A-M me administrator Ardit Metaliajn, i përfolur shpesh në media si vegla e oligarkut Bashkim Ulaj. Ky i fundit është paguar 6,3 Miliard Lekë për punimet në nënstacionin e Kuçovës nga drejtori i OSSH Blendjan Dalipi, e Drejtori i Tensionit të Lartë Enea Ngjela.
Ndërhyrja e elektriçistit në nënstacionin e tensionit të lartë në Kuçovë të publikuar së fundmi edhe nga Balluku, është në shkelje të ligjit sepse duhej kryer nga punonjësit e 4 A-M. Duket se shefi i kontraktuar ka vënë nën urdhrat e tij edhe punonjësit shtetërorë duke i detyruar të kryejnë punën për të cilën do përfitojë taksat e popullit.
Skandali po tentohet të mbahet i fshehtë nga autoritetet titullare, ndërsa Policia e Shtetit e konsideron incident. Në denoncimet e bëra për redaksinë e JOQ janë kolegët e Koraqes ata që kanë zbuluar të gjithë ngjarjen, urdhërat e drejtorit të OSHEE Berat që po i rrezikojnë jetën çdo ditë teksa të tilla detyra i takojnë Ardit Metaliajt me Baç Ulajn për t’u kryer.
View this post on Instagram
Një tjetër koleg i tij ka denoncuar sot rastin duke bërë me dije se ka qenç ndezja e Fidrit 3 që ka bërë prerjen e rripit të mesit dhe shembjen e kambalecit mbi të cilit Koraqe po punonte, duke e shembur këtë të fundit në tokë.
Pse Policia e Shtetit me në krye Ilir Prodën nuk heton Baç Ulajn dhe Ardit Metaliajn?! Firmën kontraktore e cila është paguar nga taksat e popullit për të kryer punimet dhe detyron shtetin të fusë në punë elektriçistët e keqpaguar për të kryer një punë jashtë kompetencave të tyre në moszbatim të kontratës.