Dimri s’ka ikur! Veriu zbardhet nga bora e prillit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.04.2025, 12:55

Moti i keq ka përfshirë Kukësin, Pukën, Hasin dhe Tropojën, duke sjellë erë të fortë, reshje shiu dhe bore, si dhe ulje të temperaturave. Në lartësitë mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet e shiut janë zëvendësuar nga bora.

Deri tani, zonat si Arrën, Shishtavec, Kalisë, Gryk Çajë, Zapot, Topojan, Kishaj, Cahan, Valbonë dhe Dragobi nuk kanë paraqitur probleme të mëdha në lëvizjen e mjeteve, pavarësisht se bora ka arritur deri në 5 cm.

Për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugëve nacionale, autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht në segmentet e rrezikuara si Kam-Qaf Luzhë, Ura e Topojanit-Shishtavec, Kolosjan-Bushtricë-Kala e Dodës, dhe Kalimash-Qaf Shllak-Qaf Mali, ku ka prezencë akulli, borë dhe mundësi për rënie të gurëve për shkak të motit të keq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit