Mëngjesin e sotëm një denoncim i fortë nga një drejtues i lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbërriti në redaksinë e JOQ.
Drejtuesi i lartë ka zbuluar emrat e ngushtë me Prodën të cilëve ky i fundit u ka dhënë grada të veçanta. Kjo ngre alarmin për një shkelje të rëndë të ligjit nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda.
Sipas denoncuesit, Proda ka hapur procedurën për të katapultuar në grada të larta tre bashkëpunëtorët e tij më të afërt, duke abuzuar me nenin e ligjit që parashikon “gradat për funksione të veçanta”. Por kjo kategori, sipas ligjit “Për Policinë e Shtetit”, aplikohet vetëm për profesionistë me profil të veçantë nga shoqëria civile, e jo për punonjës aktualë të Policisë.
Shpataraku, dikur shefi i Seksionit të Narkotikëve në Elbasan, u pezullua nga detyra nga AMP pasi shpërdoroi detyrën. Ky i fundit shoqëroi dhe më pas la të lirë Endrit Filjan, i cili ishte i shpallur në kërkim, menjëherë pasi e shoqëroi për në komisariat.
Proda katapultoi Shpatarakut duke ekomanduar në krye të qarkut Elbasan pasi ky i fundit ka qenë i pezulluar nga detyra me vendim të AMP,
Pavarësisht se në betimin e tij Proda tha se askush sdo të favorizohej e efektivët në konkursin për postet drejtuese do të kishin vlerësim sipas meritokracisë dhe gradave, Shpataraku u emërua shef në Elbasan e sot është rritur në gradë.
Denoncuesi, një drejtues policie që pohon se ka fituar gradën me mund dhe djersë, shpreh indinjatë për mënyrën sesi po funksionon sistemi i gradave në Policinë e Shtetit, i cili sipas tij po përdoret për të shpërblyer miqtë dhe jo profesionistët.