Ditën e sotme, rreth orës 09:20 ka rënë zjarr në katin e tretë të një banese në kompleksin e banesave sociale në Shkozë.
Si pasojë e këtij zjarri, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar.
Banorët e këtij pallati kanë treguar për JOQ ALBANIA se shkaktare e zjarrit është një zonjë me probleme të shëndetit mendor.
Ata thonë se zonja në fjalë përveçse ndot pallati me erë të rëndë, sot i ka vënë flakën apartamentit ku jeton duke rrezikuar jo vetëm jetën e saj por edhe gjithë banorëve të tjerë.
Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë, duke evakuuar banorët e pallatit për të garantuar sigurinë e tyre.
Grupi hetimor është duke punuar për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe për të zbardhur plotësisht ngjarjen.